Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ndaj tij për zhvillimet e sotme.

Marketing

Kreu i ekzekutivit Rama u shpreh se ka një thirrje për demokratët kur sheh se si të dy ata e akuzojnë se kush ishte shërbëtori i tij. “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz! Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit. Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më”.

Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, shkruan Rama ndër të tjera në Tëitter. 

Më herët, Lulzim Basha e akuzoi Sali Berishën se me qasjen e tij ndaj demokratëve dhe opozitës po i bënte shërbimin më të madh Edi Ramës. Ndërkohë, Berisha tha se Basha është peng i Ramës dhe se ishin koordinuar bashkë për të rrahur sot ata që ai i quajti opozita e vërtetë e vendit. /albora.ch/

Marketing