150 mijë njerëz kanë vdekur nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas BBC, 313 viktima u raportuan në shifrat ditore të së shtunës, duke e çuar totalin në 150,057.

Marketing

Anglia është vendi i shtatë që kalon numrin e 150 mijë viktimave të raportuara, pas SHBA-së, Brazilit, Indisë, Rusisë, Meksikës dhe Perusë, raporton BBC, përcjellë albora.ch

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në mbarë botën nga coronavirusi është 5.5 milionë bazuar në të dhënat e Worldometer.

Ndërkohë, deri më tani globalisht janë regjistruar më shumë se 304 milionë raste. /albora.ch/

Marketing