Këngëtarja me origjinë nga Kosova, por me renome botërore, Rita Ora, cdo ditë e më shumë e  dëshmon se është një nga emrat më të suksesshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Marketing

“Black Widow” në duet më Iggy Azalea me 440 milionë, “R.I.P” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anittan me 200 milionë si dhe “Girls” me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX me 184 milionë janë tri bashkëpunimet e saja të cilat u bë e ditur se janë më të dëgjuarat në platformën Spotify.

E lumtur për këtë sukses, artistja e ka ndarë lajmin në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Uau. Po. Njëra prej femrave më të dëgjuara me bashkëpunime ndonjëherë”.

Rita Ora javë më parë solli bashkëpunimin me DJ Sam Feldt, “Follow Me” projekt ky që u prit mirë nga fansat./albora.ch/

Marketing