I pyetur nga gazetarët për të komentuar qëndrimin e BE-së se Serbia mund të përparojë në rrugën e anëtarësimit nëse njeh ‘të ashtuquajturën’ Kosovë, Vuçiq thotë se këtë e ka thënë edhe Olaf Scholz.

Marketing

“Këtë e vumë re, edhe pse shumëkush në skenën tonë politike dhe publike nuk donin ta vinte re. Por, ‘normalizimi i plotë i marrëdhënieve’ është ende në proces zyrtar të negociatave dhe nuk flitet për njohje reciproke”, tha presidenti i Serbisë.

“Është detyra jonë të negociojmë dhe nuk kemi problem me personat e zhdukur, u thashë të na tregojnë listat dhe do të shkojmë menjëherë në ato vende për të kontrolluar. Por këtë e kërkojmë edhe për ne, sepse kemi dyshime edhe për vendet për të cilat ne mendojmë se serbët janë varrosur në to. Na jepni atë që kërkoni nga ne”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia e di që “duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojmë” por se “kur bëhet fjalë për cenimin e statusit të shtetit dhe integritetit territorial, ne respektojmë të drejtën publike ndërkombëtare të cilës i referohet e gjithë bota. Integriteti territorial tani duket të jetë fraza më e njohur. Unë thjesht po përsëris gjithçka që ju pretendoni kur bëhet fjalë për Ukrainën, na lejoni edhe ne të angazhhemi”.

“Do të jetë interesante më 23 në Bruksel, kur duhet të merren vendimet për Ukrainën, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor… Për herë të parë, askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë,” tha ai, transmeton B92.

“… Presim kritika të mëdha në kurrizin tonë. Por unë pyes – çfarë duhet të bëjmë tash, ta njohim tani Kosovën?”, pyeti Vuçiq dhe shtoi se “Kosova është i vetmi vend ku ka ndodhur një konflikt ushtarak dhe ku shkalla e kthimit është më e ulët se tre për qind”.

“Nuk ka asgjë të tillë askund në botë, nuk i intereson askujt, nuk i ka interesuar askujt dhe mos mendoni se do të interesohen, nuk do ta pranojnë gabimin. Bombarduesit bënë një gjë të mirë nga këndvështrimi i tyre, dhe ata nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Po ngrenë akuza kundër njerëzve që i kanë kundërshtuar politikisht në veri të Kosovës, duan t’i dëbojnë serbët. Qëllimi i vetëm i tyre është të pastrojnë veriun e Kosovës, të gjithë heshtin dhe të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë. Po pres që të shpërblehen në Bruksel më 23. Si do të shpjegohet se do t’i shpërblejnë, sidomos ata që nuk kanë bërë asgjë në dialog?”, pyeti presidenti i Serbisë.

Presidenti i Serbisë theksoi edhe rëndësinë e investimeve evropiane në Serbi.

“A mundemi pa Europën dhe pa investimet e tyre? Nuk mendoj kështu. Duhet të jemi racionalë që të mos na mbizotërojnë emocionet. Qeveria do të zgjidhet dhe do të ketë legjitimitet. Ne nuk jemi fuqi botërore për të duruar gjithçka. por ne duhet të respektojmë veten dhe tani për tani ata ia dolën”, tha Vuçiq.

Sipas tij, askujt në botë nuk i shkon për shtat të shohë një vend të vogël që do të ndjekë politikën e tij dhe jo të tyren, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a do t’i përshtatej botës një vend neutral, i cili sheh interesin e vet dhe i cili nuk do të ishte në anën e asnjërës palë.

Foto: Screenshot

Marketing