BBC raportoi sot se Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) pritet të pezulloi Rusinë deri në një njoftim tjetër.

Marketing

Vendimi pritet të merret pas rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të larguar nga garat ndërkombëtare të sportistëve të Rusisë dhe Bjellorusisë. Vendimi për suspendim do të nënkuptonte largimin e Rusisë nga plejofi për kualifikim në Botërorin 2022. FIFA të dielën vendosi që Rusia të luaj në territor neutral, nën emrin Federata e Futbollit e Rusisë. Po ashtu rusëve u është ndaluar flamuri dhe himni.

Reagime të shumta ngjalli ky vendim i FIFA-s. Në fund të marsit duhet të luhet plejofi për kualifikim në Botëror. Rusët duhet të takohen me Poloninë më 24 mars./albora.ch/

Marketing