Një këngëtar i njohur ukrainas është zotuar të luftojë për vendin e tij ndërsa mijëra civilë marrin armët kundër forcave ruse. Andriy Khlyvnyuk, këngëtari kryesor i grupit Boom Box, tha se ishte koha për të marrë pushkët pasi Vladimir Putin filloi një pushtim të plotë të vendit javën e kaluar.

Marketing

Boom Box ka publikuar nëntë albume dhe ka grumbulluar më shumë se 100 milionë shikime në YouTube. Ata performojnë në ukrainisht, rusisht dhe anglisht, por kanë refuzuar të luajnë në Rusi që nga aneksimi i Krimesë në 2014.

“Unë do t’i çoj fëmijët e mi në një shtëpi të sigurt, te gjyshja,” tha Khlyvnyuk për Euronews. “Dhe pastaj do të kthehem për të ndjekur udhëzimet e qeverisë dhe nëse është e nevojshme do të marr armën dhe do të shkoj të luftoj për vendin tim.”

Khlyvnyuk tha se kishte marrë mbështetje të plotë për vendin e tij nga fansat në mbarë botën.“Muzikantët janë paqebërës,” shtoi ai. “Por jo nuk është koha për të luajtur kitarë. Është koha për të marrë pushkët”. /albora.ch/

Marketing