“Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në Facebook, me rastin e paraqitjes së kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Marketing
Meta ka shtuar se “Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor”.
Ai thekson se Kosova anëtare e KE “do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë”.
Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Foto: Wikipedia
Marketing