Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Ambasadori Ajeti, në një postim në Facebook, ka publikuar letrën e dy deputetëve gjermanë, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP-ja, përmes së cilës përkrahet anëtarësimi i Kosovës në KiE.
“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti, transmeton Telegrafi.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2022/05/Postimi.png)
Ndryshe, sot edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetjen për procesin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Rohde në një postim në Twitter ka shkruar se mezi presin ta shohin Kosovën si pjesë të Këshillës të Evropës.