Policia e Kosovës dha detaje rreth ndalimit të një veture dhe dy kamionëve me targa të Serbisë, ku gjendeshin gjashtë persona.

Marketing

Sipas Policisë, është ndaluar hyrja e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse.

 “Më 14.01.2022, në ora 21:40, në Pikën e kalimit Kufitar Merdare që lidh Serbinë me Republikën e Kosovës (RKS), në hyrje për në vendin tonë, kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamion) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona”. Njësitet policore gjatë realizimit të detyrave dhe procedurave-kontrolleve që zbatohen gjatë kalimeve kufitare, kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi”, njofton policia.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, dy mjetet transportuese (kamionët) janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.

Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë”, përfundon njoftimi i policisë. /albora.ch/

Marketing