Në ceremoninë e 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se Masakra e Reçakut ka qenë akt vrasës i qëllimshëm dhe se ishte arsyeja pse ShBA-ja intervenoi në mbrojtje të popullit të Kosovës..

Marketing

“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu dhe se pse aleatët dhe ShBA-ja intervenuan për të mbrojtur popullin e Kosovës. Në përgjigje të këtyre mizorive SHBA-të në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur. Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”, u shpreh diplomati amerikan.

Madje ambasadori amerikan iu referua ish-presidentit amerikan, Bill Clinton i cili e kishte quajtur masakrën e Reçakut akt vrasës i qëllimshëm.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqintepretuar faktet rreth këtyrë mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës, mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve dhe e kthen rajonin prapa”, tha ai.

Tutje diplomati amerikan Hovenier tha se e mban mire në mend ditën e Masakrës së Reçakut kur ish-ambasadori amerikan Walker e kishte informuar përmes telefonit. /albora.ch/

Marketing