Drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se Policia e Kosovës e ka arrestuar në Merdare, Marko Jankoviqin, koordinator për zgjedhje i cili siç tregon Petkoviq, kishte qenë duke sjellë në Kosovë materialin për mbajtjen e referendumit.

Marketing

Petkoviq thotë se edhe materiali për referendumin është konfiskuar.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 e 30, dhe shton se Jankovic ka qenë i shoqëruar nga dy kamionë që po bartnin materialin e referendumit.

Lidhur me ngjarjen Petkovic thotë se e ka njoftuar menjëherë Mirsolav Lajçakun./albora.ch/

Marketing