Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale pamjet nga vizita në aeroplanmbajtësen amerikane, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale.

Marketing

Rama shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes, ndërsa e ka cilësuar si një ditë mbresëlënëse.

Kreu i qeverisë shkruan se forcat amerikanë stërvitjen po e kryejnë së bashku me forcat e marinës shqiptare.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Kryeministri bashkangjitur pamjeve.

Kjo stërvitje e përbashkët do të ndihmojë në rritjen e aftësive të marinës shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit edhe më shumë të SHBA-së dhe Shqipërisë.

Për rritjen e këtij partneriteti dhe rritjen e stabilitetit në rajon, Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Evropë (SOCEUR) do të ngre një shtab të saj pararojë në Shqipëri.

Vendosja e selisë së saj në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me Forcat tona të Armatosura dhe do të krijojë një qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. /albora.ch/

Marketing