Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump është vënë në qendër të kritikave nga mediat amerikane për shkak të koleksionit që ka nxjerrë në ankand, i quajtur ndryshe si koleksioni i “Kreut të Shtetit”.

Marketing

Pjesa më e madhe e veshjeve të një zonje të parë ruhet dhe shpesh i jepet një biblioteke presidenciale ose një muze tjetër, ndaj vendimi i znj Trump po anashkalon traditën, thonë ekspertët.

“Edhe pse është e drejta e saj ta bëjë këtë, nuk është në përputhje me atë që kanë bërë ish-zonjat e tjera të para, duke dhuruar artikuj të ngjashëm në Arkivin Kombëtar dhe bibliotekat presidenciale në interes të ruajtjes së historisë dhe të popullit amerikan”, tha Mark Updegrove, CEO i Bibliotekës presidenciale, LBJ./albora.ch/

Marketing