Senatori amerikan Chris Murphy, në një shkrim, ka treguar për përshtypjet e tij gjatë vizitës katërditore që së fundi e ka bërë në Ballkan.

Marketing

Murphy kur flet për Sarajevën tregon një detaj interesant, ku thotë se ai së bashku me dy homologët e tij mbeten gojëhapur teksa, gjatë fillimit të takimit, Dodik dhe udhëheqësit kroatë e boshnjakë fyenin e ankoheshin në njëri-tjetrin.

Për senatorin amerikan, kjo tregonte qartësisht se ata ishin të interesuar për përkeqësimin e krizës ekzistuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Përgatitja jonë për takimin kishte pak rëndësi. Dodik, bashkë me udhëheqësit boshnjakë e kroatë, ishin më të interesuar të shtyheshin me njëri-tjetrin sesa të bënin dialog me ne”.

“Ne u përpoqëm t’u shpjegonim atyre se si Amerika ka luftuar prej kohësh me të njëjta çështje, me të cilat përballet Bosnja”, ka shkruar Murphy,

Ai, tutje, thotë se nga takimi u larguan të shqetësuar për stabilitetin afatshkurtër të Bosnjës, vend të cilin ai e konsideron të rëndësishëm.

Kujtojmë se senatori Murphy, bashkë me dy homologët e tij amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis, gjatë turit ballkanik, ishin për vizitë edhe në Prishtinë, ku kryeqyteti kosovar për të është ndër më të preferuarit.

Marketing