Situata jonë është shumë e vështirë, por nuk kemi ku të shkojmë tjetër veç Europës, tha ai

Marketing

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar mbrëmë u takua me komisionerin për zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, përfaqësuesin e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçakun, përfaqësues special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë.

Bosnja dhe Hercegovina është përfaqësua në Bruksel nga anëtari serb i Presidencës Milorad Dodik dhe Kosova nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.

-Tani jam edhe më i vendosur dhe më i përkushtuar ndaj punës së nismës Ballkani i hapur. Kemi pasur mirëkuptim të sinqertë për çështje të ndryshme, natyrisht, veçanërisht me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Për ne situata është shumë komplekse dhe nesër do të jetë edhe më e vështirë, sepse ministrja Donika Gervall sonte konfirmoi se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës – tha Aleksandar Vuçiq, përcjellin mediat serbe.

Kosova beson se është shtet i pavarur dhe do të vazhdojë në atë drejtim. Na sjell turbulenca shtesë sepse duan të përdorin situatën e Ukrainës kundër Serbisë. Ata duan të marrin shumë më tepër se sa kanë marrë më parë, duke thënë se ne jemi në anën e Rusisë dhe ata paraqiten si një luftëtar i madh kundër fashizmit rus. Ne do të caktojmë një seancë të Këshillit të Sigurimit dhe do të reagojmë politikisht në 36 orët e ardhshme. Nuk do të shkojë aq lehtë sa e kishin imagjinuar – deklaroi presidenti.

Vuçiq tha se askush nuk do të mund ta thyejë Serbinë me shantazh dhe presion. Ai ka shtuar se ka shumë dyshime dhe pikëpyetje dhe ka theksuar se pritet një samit i madh, të cilin francezët do të mund ta organizojnë më 23 qershor, raporton Blic .

-Do të jetë shumë interesante. Përsa na përket neve, situata nuk është e thjeshtë, por nuk kemi ku të shkojmë, nuk dalim dot nga lëkura jonë. Duhet të marrim vendime racionale. Gjithçka në botë është kthyer në histeri absolute dhe nuk është mirë të biesh në sy. Vendi ynë nuk është i madh, por shpresoj se do të mund ta sjellim anijen tonë në ujëra të qeta – tha Vuçiq.

Ai ka theksuar se do të luftojë në skenën ndërkombëtare për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe qëndrimin serioz dhe të përgjegjshëm të Serbisë.

-Konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i kemi paraqitur 72 ditë më parë dhe jemi i vetmi vend që u përmbahemi parimeve tona. I urojmë Ukrainës gjithë të mirat, këta janë miqtë tanë. Por vetëm Serbia i përmbahet parimit – theksoi ai.

Marketing