Shqipëria vijon me përgatitjet për ndeshjen kundër Spanjës, të shtunën në Barcelonë. Situata është ashtu si një ditë më parë, me mesfushorin Amir Abrashi që nuk është bashkuar me grupin dhe pret përgjigjet e analizave mjekësore.

Marketing

Në këto kushte gjasat janë që ndaj Spanjës ai të mos luajë titullar, edhe nëse japin “OK”-in mjekët.

“Në drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik, futbollistët kuqezi kanë zbarkuar këtë të martë në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për seancën e parë me ngarkesë të plotë, transmeton albora.ch.

Ka munguar edhe sot mesfushori Amir Abrashi, i cili është ende në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore pas një dëmtimi muskulor gjatë ndeshjes së kampionatit zviceran me klubin të dielën e kaluar”, njofton FSHF./albora.ch/

Marketing