Në fundjavë, Silvio Berlusconi u martua me Marta Fascina.

Marketing

“Dasma simbolike” e ish kryeministrit italian thuhet të ketë kushtuar të paktën 400,000 euro. Ceremonia u mbajt në pronën historike Villa Gernetto në qytetin Lesmo, në veri të Milanos.

Megjithatë, çifti nuk u martuan zyrtarisht për shkak të një mosmarrëveshjeje për trashëgiminë e ish-kryeministrit. Pesë fëmijët e Berlusconit ishin të indinjuar me qëllimin e babait të tyre për tu martuar me Martën, prej pasurisë së tij prej mbi 5 miliardë paund.

Sipas mediave italiane, Marta ishte e ofenduar dhe shumë e zemëruar që nuk kishte një martesë normale. Përkundër faktit se nuk ishte një ceremoni zyrtare, Marta shkëlqente me fustanin e bardhë të Antonio Riva, e cila kishte një bisht 3.5 metra të gjatë dhe që kushtonte rreth 20 mijë euro. /albora.ch/

Marketing