Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Marketing

Sipas saj, Dodik ka kërcënuar paqen.

“Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë e Hercegovinës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ajo u ka bërë thirrje partnerëve tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme.

“Një vendim shumë i nevojshëm i marrë nga administrata e SHBA-së. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë e Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme”.

Rifreskim tërësor i sanksioneve ndaj udhëheqësit serb të Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili ka për qëllim të bashkojë atë që njihet si Republika Srpska me Beogradin, duke cenuar kështu stabilitetin e rajonit.

Arsyetimi për këto sanksione, lidhet me akuza mbi korrupsionin dhe kërcënimin që Dodik po i sjell sigurisë dhe integritetit të Bosnjës.

Departamenti i Thesarit në SHBA, në një deklaratë për shtyë, ka përqasur sanksione edhe ndaj një medie televizive, Alternativna Televizija d.o.o. Banja Luka. Kjo e fundit përshkruhet si media, e cila nxit agjendën personale të Dodik në rrugën e ndarjes nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ndër të tjera, në përcaktimin e Dodik, përshkruhet se lideri serb i Bosnjës po përpiqet të zhbëjë marrëveshjen e Dayton-it për Paqen. /albora.ch/

Marketing