Dy punonjës të ndërtimtarisë në Spanjë kanë humbur jetën pas shembjes së çatisë së një shkolle, raporton agjencia AP.

Marketing

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se punonjësit janë zënë përfundi rrënojave. Në momentin e shembjes së çatisë nuk kishte nxënës brenda objektit.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në qytetin verior Gijon, ndërsa fëmijët spanjollë ende po shikojnë pushimet dimërore.

Punonjësve të emergjencës iu janë dashur disa orë për të nxjerrë trupat nga rrënoja. Dy punonjës tjetër u lënduan.

Arsyeja e aksidentit nuk është bërë e qartë. /albora.ch/

Marketing