NASA po gjurmon një pjesë të raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Rusisë më 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit. Brenda 24 orëve pritet që një pjesë e raketës të bjerë në Tokë, por nuk dihet saktësisht raporton CNN, përcjell albora.ch.

Marketing

Megjithatë, mes shkencëtarëve ka mendime se pjesa e raketës mund të bjerë në Oqeanin Paqësor, Oqeanin Indian, Meksikë dhe Teksas.

“Për të qenë i qartë, unë nuk e konsideroj këtë objekt si shumë të rrezikshëm” shkroi McDowell në Twitter, ndërsa shtoi se megjithatë, rreziku është real dhe nuk mund të injorohet, transmeton tutje albora.ch.

Shumica e pjesëve të raketës hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, por ekziston mundësia që atë të depërtojnë dhe të shkaktojnë dëme të mundshme nëse bien në zona të banuara./albora.ch/

Marketing