Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Marketing

Me këtë rast, dyshja kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për situatën në veri të vendit.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike. Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në njoftim.

Kosova sot ka dorëzuar në Republikën Çeke aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendi që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Marketing