Një adoleshent ishte në mesin e katër personave që vdiqën në Kanalin Anglez dhe të paktën 12 fëmijë të pashoqëruar u morën nën kujdes, të cilët ishin në mesin e atyre që u shpëtuan nga gomonia që u përmbys të mërkurën në mëngjes në brigjet e Dungeness në Kent, raporton Sky News.

Marketing

Ata janë mes 39 personave që u shpëtuan nga ujërat e ftohta pasi temperaturat ranë këtë javë. Gomonia mbante deri në 50 persona kur u përball me vështirësi. Mediat e huaja raportuan të mërkurën se disa nga të mbijetuarit ishin ende në spital duke luftuar me jetën e tyre, përfshirë gra dhe fëmijë.

Marina Mbretërore, marina franceze, rojet bregdetare dhe varkat e shpëtimit RNLI u përfshinë të gjitha në një operacion të madh shpëtimi në brigjet e Kentit pasi autoritetet u alarmuan në 3 të mëngjesit të së mërkurës për një “varkë të vogël në rrezik”. Një zëdhënës i qeverisë britanike tha të enjten se kërkimi vazhdon ende.

Marketing