Në vend që të garojë sërish në Lojërat Olimpike të Pekinit, garuesja e biatlonit nga Norvegjia zgjodhi të kthehet në shtëpi, kjo pasi që që rrëzua kur e kaloi vijën e finishit në garën e dhjetë kilometrave.

Marketing

Ingrid Landmakr Tandrevold, tha të hënën se ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën, ishte në gjendje të fitonte medalje në fund të garës të së dielës, por ngeci ndërsa iu afrua vijës së finishit dhe më pas ra në tokë pasi e kaloi atë.

Garuesja norvegjeze përfundoi në vendin e 14. Rënia në tokë në fund të një garë të biatlonit është e zakonshme për skitarët, por të dielën, garuesit tjerë vunë re se Tandrevold nuk ishte mirë dhe paralajmëruan stafin mjekësor. Të hënën, Tandrevold tha se po ndihet mirë, por shtoi se i ka dhënë fund pjesëmarrjes në Pekin dhe se nuk do të paraqitet në garat e kësaj jave.

“Nuk më lejohet të garojë më shumë në këto Lojëra Olimpike, kështu që do të shkojë në shtëpi në Norvegji”, tha ajo.

Ndërkohë, mjeku i ekipit norvegjez Lars Kolsrud tha se ky ishte një vendim mjekësor dhe për të mirën e garueses. Për 25-vjeçaren, kjo ishte hera e dytë që po paraqitej për Norvegjinë në Lojërat Olimpike Dimërore./albora.ch/

Marketing