Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sh.C., për vepra penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Marketing

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ky person fillimisht është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të lartcekura.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se Sh.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar 120 persona, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur, kështu duke  i mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju kanë shkaktuar dëm material”, njofton prokuroria.

Sipas prokurorisë në këtë çështje penale janë të dëmtuar mbi 420 persona, si dhe është shkaktuar dëmi në vlerë mbi 500.000 euro dhe se prokurori i çështjes është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore dhe trajtimin e rastit në fjalë./albora.ch/

Marketing