Në 24 orët e fundit në vend në vend janë regjistruar 789 raste pozitive me Covid-19 dhe një humbje jete.

Marketing

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 937 testime të kryera të infektuar rezultuan 220 qytetarë në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë.

Ndërkohë, janë 9,201 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 34 pacientë. Sa i përket rastit fatal për sot, bëhet fjalë për një  qytetare nga Fieri 84 vjeçe.  Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 427
Të shëruar në 24 orë 789
Të shtruar në spitale 34
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 937

Testime totale 1,885,330
Raste pozitive 296,732
Raste të shëruara 284,013
Raste Aktive 9,201
Humbje jete 3,518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,591
Durrës 742
Fier 728
Shkodër 432
Vlorë 429
Berat 315
Elbasan 284
Gjirokastër 213
Lezhë 179
Korçë 134
Dibër 95
Kukës 59 

Marketing