Një grua 87-vjeçare austriake është zhdukur në Axams (rrethi i Innsbruck-Land) që nga e premtja, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albora.ch. Sipas një dëshmitari që raportoi në polici, gruaja mund të ketë hipur në një autobus në Axams në mëngjesin e 15 korrikut 2022 dhe është dashur të zbres në stacionin kryesor të Innsbruck.

Marketing

Policia kërkon informacion nga qytetarët

Gruaja e kërkuar është e gjatë rreth 160 deri në 165 centimetra. Ajo ka flokë të zeza dhe gri. Ajo kishte veshur një fund blu e gri dhe bluzë të bardhë në momentin e zhdukjes së saj. Hetuesit thonë se ajo mund të mbante një çantë me shqiponjën tirole të shtypur në të.

Policia në Axams kërkon informacione lidhur me këtë rast, informuesit mund të telefonojnë në numrin 059133/7111. 

Albora.ch          

Marketing