Marketing

Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit në Fushë Kosovë.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se policët kanë pranuar tretman mjekësor ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Stacionin Policor Fushë Kosovë 07.01.2022 – 01:40. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që  në stacionin policor kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./albora.ch/

Marketing