Marketing

Policia e Kosovës ka njoftuar për rastet që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit. Shumica e rasteve që janë raportuar janë të dhunës në familje. Tetë raste të tilla janë raportuar vetëm që nga dje.

Më poshtë gjeni raportin e plotë të Policisë:

SULM SEKSUAL

Podujevë 06.01.2022-18:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 06.01.2022 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Rumanisë, me të cilën bashkëjetonte. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Graqanicë 06.01.2022 – 16:25. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, atyre u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Podujevë 07.01.2022-13:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Rr. Tahir Sinani, Lipjan 06.01.2022 – 23:45. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri u kishte hedhur sprej në fytyrë. 

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Stacionin Policor Fushë Kosovë 07.01.2022 – 01:40. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që  në stacionin policor kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

ZJARRVËNIE

Fsh. Tërstenik, Gllogoc 07.01.2022 – 06:08. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë garazhi i tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Sipas ankuesit, në garazhe kishte një veturë, një traktor dhe tri biçikleta. Rasti është duke u hetuar.

LAJMËRIM I RREJSHËM

Rr. Fatime Sokoli, Prishtinë 07.01.2022-12:14. Ankuesja femër kosovare punëtore në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka informuar se kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person i cili ka lajmëruar se është  një mjet shpërthyes në stacion të autobusëve. Njësitet policore kanë evokuar të gjithë personat. Njësiti për deminim i PK-së dhe njësiti K-9 kanë kontrolluar, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

SHKELJE E URDHËRIT MBROJTËS

Fushë Kosovë 07.01.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata dhe e kishte sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

KANOSJE

Rr. Imer Gashi, Prishtinë, 07.01.2022-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Zakut, Podujevë, 07.01.2022-17:30. I dyshuari mashkull  kosovar gjatë intervistimit në polici lidhur me një rast ka deklaruar se posedon një pistoletë në shtëpi, të cilën e kishte postuar më parë në rrjetet sociale. Më urdhër të gjyqtarit është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit dhe është gjetur dhe konfiskuar pistoleta. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

ARRATISJA E PERSONIT TE PRIVUAR NGA LIRIA

Gllogoc, 05.01.2022-23:05. Më datën 07.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte i arratisur. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr.Nëna Tereza, Fushë Kosovë, 07.01.2022-21:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore kishte goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

RASTET TJERA- NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

·         Fsh. Janjevë, Lipjan 06.01.2022 – 23:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit.

·         Prishtinë, 07.01.2022-18:00.  Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga prokuroria është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Drejtoria Rajonale Gjilan

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 07.01.2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr Nato 99, Gjilan 07.01.2022- 22:50 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale, kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Miresh, Gjilan 07.01.2022-16:40.  I dyshuari mashkull  kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pa kujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor në QE-Gjilan është liruar, ndërsa viktima-mashkull kosovar-pasagjer në veturë, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

 Drejtoria Rajonale Ferizaj

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj, 07.01.2022-20:30. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër në mes veti), pasi që me mjete te forta kanë sulmuar tre viktimat meshkuj  kosovarë. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Drejtoria Rajonale Prizren

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Beteja e Pashtrikut, Prizren, 07.01.2022-23:10. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull  kosovar është gjetur dhe sekuestruar: një qese plastike me substancë dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë 8.65 gram. Me vendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes.

KANOSJE

Rr. Papa Klimenti, Pejë 06.01.2022-16:30  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull  kosovar duke i dërguar mesazhe përmes telefonit me përmbajtje kërcënuese. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 07.01.2022-15:00. I dyshuari mashkull  kosovar, me të meta psikike, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar ndihma mjekësore. Me urdhër të prokurorit kujdestar dhe në konsultim me psikiatrin, i dyshuari dërgohet në klinikën e forenzikës psikiatrike.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Sami Frashëri, Prizren 08.01.2022 – 00:10 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

 Drejtoria Rajonale Pejë

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYRJES SË DETYRËS

Sheshi Haxhi Zeka , Pejë 07.01.2022-13:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur dhe tentuar  t‘i sulmojë fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët ishin duke shqiptuar një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 06.01.2022-14:35. Viktima femër kosovare ka njoftuar se edhe pse ishin ndarë me marrëveshje me bashkëshortin e saj-të dyshuarin mashkull kosovar prapë i njëjti ka shkuar në lokacionin e viktimës dhe e ka kanosur me sms. I dyshuari me datë 07.01.2022 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë, 07.01.2022-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike duke përdorur fjalë fyese ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar në strehimore së bashku me një fëmijë të moshës dy vjeçare. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ARRATISJA E PERSONIT TE PRIVUAR NGA LIRIA

Deçan, 07.01.2022-15:00. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dyshuari mashkull  kosovar deri sa kishte qenë në stacion të policisë duke pritur vendim e gjykatës, kishte arritur që të arratiset nga stacioni policor dhe është larguar në drejtim të panjohur. Polica janë në kërkim të të dyshuarit.

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Fsh. Caravik, Klinë, 07.01.2022-21:50. Pas një zënke në mes disa personave, i dyshuari mashkull  kosovar kishte kanosur me armë viktimën mashkull  kosovar duke ia drejtuar armën dhe më pas duke shtënë një herë në ajër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kal.9 mm. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Më datë 08.01.2022 rreth orës 00:15 është arrestuar i dyshuari dhe i është sekuestruar pistoleta  që dyshohet se është përdorur në rast si dhe njëmbëdhjetë copë fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë, 07.01.2022-18:00. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovar pasi që njëri prej të dyshuarve kishte sulmuar vëllain e tij dhe më pas kishte ndërhyrë edhe prindi i tyre pasi që i dyshuari kishte tentuar që ta lëndojë veten me një thikë të kuzhinës.  Te dyshuarit i është dhënë ndihmë mjekësore pasi që i njëjti ishte përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit njëri prej te dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregull.

Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

KANOSJE

Mitrovicë 07.01.2022-07:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka kanosur me thikë familjaret e tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë dhe 0.2 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rr. Hamdi Hyseni, Vushtrri 07.01.2022-13:12 .Dy viktimat meshkuj  kosovarë kanë njoftuar se ishin kanos me armë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar, por tek ta nuk është gjet asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit  rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Viciana, Vushtrri 07.01.2022-14:25. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është kanosur nga ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull  kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Vushtrri 07.01.2022-13:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

SULM

Rr. Knjaza Millosh, Mitrovicë Veri 07.01.2022-20:40. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara kishte tentuar ta godiste viktimën me një mjet të mbrehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

KANOSJE

Fsh. Zerovnicë, Zveçan 07.01.2022 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një i dyshuar mashkull kosovar me të cilin ishte më herët në lidhje ka pranuar disa mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime./albora.ch/

Marketing