Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Progër të Korçës. Fatmire Bami, rreth 60 vjeçe (nusja) dhe vjehrra e saj Bukurie Bami reth 80 vjeçe, u gjendën të vrara në banesë me shenja dhune në trup.

Marketing

Autor i vrasjes sipas policisë dyshohet se është Ali Zili 36 vjeç me banim në këtë fshat.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit bëhet me dije se 36-vjeçari kishte hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave por kishte hasur në rezistencë, ndaj dhe i kishte dhunuar me sende të forta duke u shkaktuar vdekjen. Më pas, ishte larguar për t’u fshehur në mal, ku edhe është kapur nga Policia.

Kryeplaku i shtëpisë për medie vendore tha se lajmin e kishte marrë nga një djalë nga fshati ku i tha eja se ka ndodhur një gjë e rëndë.

“Erdha dhe pashë dy gratë e vrara. Njoftova menjëherë policinë. Hyra bashkë me policinë brenda dhe pashë që e moshuara ishte e vrarë në korridor, ndërsa nusja në dhomën e saj. Duket që kishte pasur një përleshje. Nuk e di pse ka ndodhur, në oborr kishte dru, por nuk e di” tha ai, transmeton albora.ch.

Grupi hetimor ka grumbulluar provat në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing