Të paktën 351 civilë janë konfirmuar të jenë vrarë në Ukrainë që kur trupat ruse pushtuan më 24 shkurt, dhe 707 të tjerë u plagosën, megjithëse shifrat e vërteta janë ndoshta “dukshëm më të larta”, tha një mision monitorues i OKB-së.

Marketing

Shumica e viktimave civile u shkaktuan nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe nga sulmet me raketa dhe ajrore, raporton Reuters, transmeton albora.ch.

Misioni i OKB-së shtoi se qindra viktima civile të supozuara në qytetin e Volnovakha ku po bëheshin përpjekje për të hapur një korridor të sigurt evakuimi përmes forcave ruse rrethuese nuk janë vërtetuar ende./albora.ch/

Marketing