Seriali komik “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas ka arritur kulmin e interesit për një gamë të rrjeteve globale që kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të tij.

Në atë kohë, filmi u bë hit në Ukrainë. Por tani që Zelensky u bë fytyra e kombit teksa u reziston sulmeve ruse, ky serial po arrin kulmin e suksesit, transmeton albora.ch.

Marketing

Nicola Soderlund, partneri menaxhues i studios krijuese, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë të shpejtë në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si “të jashtëzakonshëm”.

“Është një serial mjaft i vjetër, por duke pasur parasysh rrethanat, është bërë shumë, shumë, shumë interesante për të gjithë”, ka thënë ai.

Seriali pritet të transmetohet nga rrjete të ndryshme televizive në shtete të tjera si, Greqi, Rumani, Bullgari, Moldavi, Estoni, Francë apo Finlandë./albora.ch/

Marketing