Pak ditë më parë shqiptari Visart Cengu nga Kukësi i Shqipërisë kishte ardhur nga diaspora për pushime në vendlindje, por jo gjithëçka shkoi siq pritej.

Marketing

31 vjeçari Visart Cengu mbeti i vrarë me armë zjarri jashtë një lokali në Prizren. Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi, derisa personi i dyshuar njihet për veprat e tij dhe aktakuza tjera që paraqesin vepra të rënda, shkruan Albora.ch.

Viktima Visart Cengu

I riu kishte pak ditë që ishte kthyer nga Franca, ai  ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Kukësit ndërsa shoku i tij Rufgen Shehu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ata po dërgoheshin në spital nga Arben Basha, i cili ndodhej me ta në momentin e ngjarjes.

Sipas informacioneve, ata u qëlluan me armë teksa po largoheshin nga lokali. Pasi u plagosën, të rinjtë janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku rreth orës 04:25 të mëngjesit treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës.

Dibran Hoxha apo “Kobra” njihet në gjithë vendin pë jetën luksoze që bën por edhe aktakuzat e shumta që ai ka dhe pse gjithëmonë përfundonte i lirë apo më ndonjë gjobë të vogël.

Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë.

Flitet se mbi të rëndojnë mbi 100 vepra penale, institucionet në Kosovë  kërkojnë raport me detaje për 'Kobrën'! Qëlloi për vdekje të riun nga  Kukësi në lokalin e tij - Shqiptarja.com

Hoxha i cili është i njohur me pseudonimin “Kobra”, është dënuar, gjithsej, 16 herë për vepra të ndryshme penale, të dhena nga Policia e Kosovës.

Ai ishte dënuar për lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj e kështu me radhë.

Në vitin 2022, Hoxha e kishte sulmuar një person duke i shkaktuar lëndime trupore. Ai kishte qëndruar në arrati për tri ditë, pastaj ishte dorëzuar vetë në polici.

Rasti kishte ndodhur në një klub nate. Viktima ishte i dehur dhe shkak i përleshjes ishin problemet e mëhershme mes tyre. Aktgjykimet në fjalë janë shpallur gjatë periudhës kohore 2007 – 2021.

Madje, nga Gjykata Themelore në Prizren, bëjnë të ditur se i njëjti ka ende aktive një lëndë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 153, par. 2 të Kodit Penal.

Nga 16 aktgjykimet e siguruara, Hoxhaj është dënuar me gjobë në 12 aktgjykimet e plotfuqishme, kurse në katër aktgjykimet e tjera është dënuar me dënim me kusht, transmeton Albora.ch.

Në aktgjykimin e 26 qershorit 2009, “Kobra” ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë për mbajtje të paautorizuar të armëve. Për të njëjtën vepër penale, ishte dënuar dy herë edhe në vitin 2012. Në aktgjykimin e 23 tetorit, ishte dënuar me 800 euro gjobë, kurse me 850 euro gjobë ishte ndëshkuar në aktgjykimin e po së njëjtës datë.

Për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, pronari i “Cobra City” është dënuar gjashtë herë.

Me aktgjykimin e marrë më 15 maj 2013, i njëjti ishte dënuar me 250 euro gjobë. Më 23 mars 2015 ishte dënuar me 3 muaj burgim me kusht. Edhe në vitin 2016, në aktgjykimin e 3 majit ishte dënuar me 1 mijë e 600 euro gjobë.

Për lëndim të lehtë trupor, ai ishte dënuar dy herë edhe në vitin 2018, më 13 gusht dënimi për të ishte 200 euro, kurse më 10 dhjetor ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë. Ndërsa, më 4 maj të vitit 2020, u dënua me 1 mijë euro gjobë për këtë vepër.

Ndërsa, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti ishte ndëshkuar dy herë. Fillimisht, më 27 nëntor 2012 ishte dënuar vetëm me 200 euro gjobë, kurse më 2021, në aktgjykimin e plotfuqishëm të 19 shkurtit, ishte dënuar me 2 mijë e 340 euro gjobë.

Gjashtë muaj burgim me kusht ishte dënuar më 16 nëntor 2007 për pjesëmarrje në rrahje.

Kurse, për “Kanosje”, “Kobra” u dënua me 140 euro gjobë, aktgjykim i cili u shpall më 13 gusht 2016.

Më 7 tetor 2014, Hoxhaj doli sërish para gjykatës për veprën penale “Dëmtimi i pasurisë së huaj të luajtshme”, ku ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë.

Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra” ka dosje të pasur në Policinë e Kosovës.

Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste kur është bastisur nga Policia e Inspektorati Komunal.

Mbyllet lokali “Kobra City” ku filloi përleshja që përfundoi ...
Lokali “Kobra City”

Pronari dhe lokali janë të njohur në publik për “të keq”, prandaj sapo ishte raportuar për për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri ku dyshohet se i përfshirë është Dibran Hoxha nuk ishin të befasishme. Ky personazh ka deklaruar se kryer 189 vepra penale, ndërsa më e rënda i ndodhi vetë pak ditë më parë. Ai dyshohet se gjuajti në drejtim të veturës në të cilën ndodheshin dy myshterinj të tij. Njëri mbeti i vrarë, tjetri i plagosur.

“Kobra City-t”, ditë më parë, ia vuri drynin shteti. Për shkak të një konflikti aty, në orët e mëngjesit të së mas u vra një 31-vjeçar nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Dëshmitarët e intervistuar kanë deklaruar se si motiv i mundshëm i vrasjes dhe plagosjes janë 400 euro.

Nazan Shero, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tha se sa janë të sakta këto deklarata mbetet për t’u vërtetuar pasi rasti është në hetim e sipër.

Ndërsa, Dibran Hoxhaj ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtë në heshtje.

“Sa janë të sakta nuk mundemi me ditë se jemi në hetim e sipër dhe për momentin jam duke ndërmarrë veprime hetimore. Janë deklaratat e dëshmitarëve që flitet për 400 euro mirëpo ai (Dibran Hoxhaj) është mbrojtë në heshtje”, tha prokurorja.

Kush është Dibran Hoxhaj që e quan vetën “Kobra”?

Hoxhaj ekspozohet shumë në rrjete sociale dhe e do famën. Ai del edhe në intervista televizive ku edhe shfaqë jetën e tij superluksoze. Është merakli i arit, i veturave dhe jetës së natës. Bartë zingjirë të trashë nga ari, unza, vath e byzylykë dore. Teksa ka deklaruar se veturat i përdorë edhe për t’i kombinuar me rroba.

E quan veten 'Kobra', kush është pronari i lokalit në Prizren që vrau  31-vjeçarin nga Kukësi! Pëlqen jetën e luksit dhe mban pllakë floriri në  qafë (FOTO) - Shqiptarja.com

Ai në “TikTok”, ka rreth 200 mijë ndjekës. Hoxhaj pohonte se “u pendua” për veprat penale që i kreu në të kaluarën, por ai sot dyshohet edhe për një më të rëndë, vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi.

Albora.ch

Marketing