Qeveria e Kosovës, sot ka aprovuar kërkesën e ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e 5 milionë eurove për mbulimin e subvencionimit të qytetarëve për kursimin e energjisë.

Marketing

Ministri Hekuran Murati tha se 200 mijë qytetarë çdo muaj po përfitojnë për kursimin e energjisë elektrike.

“5 milionë e 25 mijë euro, shfrytëzohet për mbulimin e subvencionimit të kursimit të energjisë elektrike pra është masa që kemi lansuar ku po përfitojnë rreth 200 mijë qytetarë çdo muaj. Pjesa e 25 mijë euro për disa pagesa që janë bërë në kuadër të pakos për përballje me inflacionin mirëpo për shkak të gabimeve në llogari bankare janë kthye mbrapa dhe duhet të riekzekutohen”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në seancën e 10 tetorit, Kuvendi pati marrë vendim për zgjatjen për 30 ditë të masave emergjente të furnizimit me energji.

Ndërsa dy ditë më parë, përmes një video mesazhi, kanë bërë thirrje për kursimin e energjisë, duke thënë se dy muajt e ardhshëm janë kritikë.

Marketing