Një i ri në Padova të Italisë ka tentuar ti ikë policisë dhe është hedhur në lumin Brenta dhe është mbytur.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa policia ndaloi 4 persona që po ecnin buzë rrugës së lumit.

Pasi policia i ka ndaluar dy prej tyre janë larguar, dhe njëri prej tyre ka sulmuar një oficer policie.

Ky i fundit për të shpëtuar u hodh në lumë.

Trupi i burrit u gjet nga zjarrfikësit, të cilët kontrolluan lumin me ndihmën e zhytësve, ndërsa policia ngriti një helikopter nga departamenti i fluturimit.

Personi i dytë që ishte nën kontroll ka shfrytëzuar rastin për të shpëtuar.

Kërkimet kanë nisur dhe në zonë është vendosur një kordon policor vëzhgimi që deri më tani nuk ka sjellë asnjë rezultat nga tre të tjerët që janë larguar.

Marketing