Numrat thonë se një pjesë e mirë e objektivit titull në Serie A luhet sot në sfidën Napoli-Inter.

Marketing

Zikaltërit kapen fort pas avantazhit minimal, një pikë plus në raport me Napolin, por kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar, atë kundër Bologna, raporton sportmediaset, përcjellë albora.ch.

Inzaghi është i qartë se kjo sfidë nuk duhet humbur për asgjë në botë, por përpara kanë një pengesë shumë të madhe, për më tepër tani që Spalletti ka rikuperuar disa pjesë të rëndësishme.

Dyshja Dzeko-Martinez do të kenë përballë Koulibaly, një arsye e fortë që Spalletti të buzëqesh, rikthimi i Koulibaly i jep më shumë garanci në mbrojtje.

Një “hall” me vete për Inzaghi do të jetë Osihmen dhe se rikthimi i tij e bën dhe më të fortë Napolin, kjo nuk ka asnjë dyshim./albora.ch/.

Marketing