Futbollisti shqiptar, Visar Musliu, është transferuar te skuadra gjermane Ingolstadt, e cila bënë pjesë në Bundesligën e dytë të Gjermanisë.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ingolstadt, të cilët konfirmuan se kanë nënshkruar kontratë me mbrojtësin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Musliu i cili ka 40 paraqitje me kombëtaren maqedonase, u transferua nga skuadra hungareze, MOL Fehervar, mirëpo shuma e transferimit të tij nuk është bërë e ditur.

Për transferimin në kategorinë e dytë të futbollit gjerman është shprehur i lumtur Musliu, për të cilin kjo lëvizje është e veçantë.

“Jam i lumtur që u transferova për Ingolstadt-in. Është diçka e veçantë të luaj në Gjermani”, deklaroi Musliu.

“Mezi pres të njoh skuadrën dhe dua të jap gjithçka në mënyrë që së bashku të përballojmë sfidat e radhës në mënyrën më të mirë”, shtoi Visar Musliu.

Musliu e filloi karrierën e tij profesionale te skuadra maqedonase, KF Renova, derisa ai ka luajtur në klube të ndryshme si Prishtina, Vardari, Shkëndija dhe St. Gallen në Zvicër.

Vlera e mbrojtësit 27 vjeçar, sipas “transfermarkt” llogaritet të jetë 1 milion euro. /albora.ch/

Marketing