Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, sot do t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb, Vuçiq do t’i pranojë letrat kredenciale nga dy ambasadorët e sapoemëruar, sot në Pallatin e Serbisë.

Më 15 tetor, presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, emëroi Hillin si ambasador të ri në Serbi. Hill bëri betimin dy javë më parë dhe filloi përgatitjet për të ardhur në Beograd.

Hill zëvendëson Anthony Godfrey si ambasador në Serbi.Ambasadori i ri i SHBA-së ishte i dërguari special i SHBA-së për Kosovën dhe luajti një rol kyç në negociatat që çuan në konferencën e Rambujesë të vitit 1999 dhe çlirimin e Kosovës. Hill llogaritet mik i madh i Kosovës./albora.ch/

Marketing