Një 38-vjeçar i quajtur Louie Suljovic dhe babai i tij Qazim Suljovic, 68-vjeç, po luftojnë për jetën në spital pasi u plagosën me thikë.

Nypost raporton se ata janë shqiptarë të Malit të Zi që jetojnë në SHBA. Ngjarja ka ndodhur në picerinë e tyre në Queens, New York pasi ata ndërhynë për të ndihmuar një grua 61-vjeçare që ra pre e grabitësve.

Marketing

Por babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre. Gruaja u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga një prej grabitësve.

“Qazimi është në gjendje të rëndë. Louie po përmirësohet dhe besoj se do të jetë mirë. Ata janë heronj, vepruan menjëherë për të shpëtuar një të huaj”- tha kushërira e Qazimit, Remzija.

Babai dhe djali po trajtohen në Spitalin Elmhurst, i njëjti objekt ku ata dhuruan ushqime për stafin dhe punonjësit e vijës së parë gjatë pandemisë Covid. Për të ndihmuar në shërimin e tyre është hapur edhe një GoFundMe, ku deri të martën janë mbledhur më shumë se 48,000 dollarë.

Policia i ka arrestuar dy personat që sulmuan gruan për ta grabitur./albora.ch/

Marketing