Ylli i futbollit Lionel Messi përkujdeset shumë për profilet e tij në rrjetet sociale.

Marketing

Ai ia ka bërë “unfollow”në Instagram këngëtares dhe aktores argjentinase Lali Esposito, pasi kjo e fundit e ka shtuar atë në listën e miqve të ngushtë dhe ka postuar fotografi të papërshtatshme.

“Leo, të betohem që nuk jam kështu gjatë gjithë kohës, të dua, të lutem mos më bëj unfollow”, tha ajo më pas.

Mirëpo, duket se Messi e ka ndarë mendjen sa i përket kësaj çështjeje.

Esposito nuk është më në listën e njerëzve që Messi i ndjek në Instagram, pavarësisht asaj se ajo i ka kërkuar falje.

Marketing