Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja e ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit.

Marketing

Kjo është bërë e ditur nga Hovenier përmes një postimi në Twitter, ndërsa ka thënë se programi i ri do të fuqizojë bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Diskutim produktiv me ministren e Jashtme, Gërvalla & frymëzues takimi me Merdiana Lecin, diplomatja e parë kosovare që shërben si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Uashington. Ky program do t’i fuqizojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ShBA – Kosovë për prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka shkruar Hovier në Twitter.

 Kjo është hera e parë që bëhet emërim i tillë në pozitën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Departament të Shtetit.

Edhe, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shkruar se programin e ka negociuar si ambasadore së bashku me ish-ministren Meliza Haradinaj.

“E lumtur të shoh lajme të tilla. Si ambasadore kam negociuar programit së bashku me ambasadoren Lendita Haxhitasimi dhe Meliza Haradinajn”, ka shkruar ajo. /albora.ch/

Marketing