Mëngjesin e së martës, nga mediat turke u raportua se ka humbur jetën në një aksident trafiku futbollisti turk, Ahmet Çalik.

Marketing

Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari kishte vdekur në vend pasi makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi, raporton Mirror, përcjellë albora.ch.

Çalik e filloi karrierën tek skuadra truke, Gençlerbirligi, para se të vishte fanellën e Galatasarayt për tre sezone, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyaspor.
Te Konyaspor, mbrojtësi kishte luajtur me tre lojtarët shqiptarë si, Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi, e në të kaluarën kishte luajtur edhe me Vedat Muriqin.

Katër lojtarët përmes rrjeteve sociale kanë treguar se janë të shokuar nga lajmi që morën ditën e sotme. /albora.ch/

Marketing