Tre të burgosur janë arratisur nga burgu Bellizzi në Avellino, itali mbrëmjen e kaluar. Mediat italiane bëjnë me dije se të burgosurit janë arratisur duke zbritur me çarçafë të lidhur në formë litar. Arratisja e guximshme ndodhi në mes të natës, raporton fanpage.it, përcjellë albora.ch

Marketing

Protagonistë ishin tre të burgosur, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, një maroken 40-vjeçar dhe një rumun 22-vjeçar. Marokeni dhe rumuni janë ende në arrati, ndërsa shqiptari u kap thuajse menjëherë nga karabinierët e seksionit Radiomobile të kompanisë Avellino.

Policia e burgjeve ka dhënë alarmin pasi ka zbuluar se të burgosurit nuk ishin brenda qelive të tyre.

Tre të arratisurit kanë shpuar murin e qelisë për tu larguar dhe më pas janë ulur nga maja e murit rrethues me çarçafët e lidhur gërshet.

Policia ka ngritur postblloqe në rrugët kryesore, ndërsa po monitorohet edhe nisja e autobusëve dhe trenave./albora.ch/

Marketing