Kryeministri Edi Rama, po kërkon çdo gjë për të justifikuar e legjitimuar rritjen e çmimit të naftës në vend, duke përdorur luftën mes Ukrainës dhe Rusisë si justifikim.

Për të legjitimuar këmbënguljen e tij për çmimin, Rama ka nisur të marrë shembuj të huaj si për të treguar që jemi mire dhe qeveria po na ndihmon.

Ai në disa deklarata dhe intervista të dhëna 24 orët e fundit ka marrë si shembull Hungarinë, ku nafta sipas tij, po jepet me racion. Ai shtroi edhe pyetjen e se “çdo bëjmë ne kur të mos ketë fare naftë?”.

Marketing

“Disa nga kolegët e mi, thonë që kjo që bën ti çmenduri sepse është një supershpenzim. Ne nuk mund të shkojmë të godasim në pikat më të dobëta. Për sa i përket cili është shqetësimi im më i madh, sa ka lufta që ka filluar, sapo dalin pasojat e para, po çfarë do bëjmë sikur lufta të zgjasë pa fund, apo gjëja më e tmerrshme të mos ketë produkte, apo të mos ketë naftë fare. Apo siç ndodh në Hungari, që e marrin me racion. Çdo bëjmë ne kur të mbajmë radhë për të marrë produktet. Çfarë do të ndodhte këtu sikur të mos ketë energji elektrike apo naftë. Isha në emiratet e Bashkuara dhe për këtë arsye isha atje, ne jemi në një situatë që mund të shkojë shumë më shumë… Ta shohim që çfarë do bëjmë me reagimin tonë, po ç’është kjo, që dalim në rrugë t’i zgjidhim punët“, është shprehur Rama.

Sipas mediave hungareze, në fakt automjetet mbi 7.5 ton do të lejohen të mbushen vetëm në pikat e caktuara të karburantit ku karburantet ofrohen me çmimet e tregut. Kjo vlen për kamionët hungarezë dhe të huaj, madje edhe për automjetet e huaja që peshojnë më shumë se 3.5 ton. Pra ska racionim. Pse vallë nuk e përmend Rama fakti. Se pikërisht ajo Hungari që merr shembull ka ulur akcizën mbi naftën dhe karburantët e tjera. Madje është zotuar se kufiri i çmimit sigurisht që do të mbahet deri në maj. Apo këto detaje nuk i hynë në punë me propagandën?

Rregullorja parashikon gjithashtu dënime më të rrepta për pikat e karburantit që nuk respektojnë ngrirjen e çmimeve. Nëse Administrata Kombëtare e Tatimeve dhe Doganave konstaton gjatë një inspektimi se karburanti po shitet me një çmim më të lartë, mund të vendosë gjoba nga 6 milionë HUF (15 mijë e 696 euro) deri në 15 milionë HUF ( 39 mijë e 240 euro) dhe të penalizojë një kompani disa herë në një ditë (më parë gjobat varionin nga HUF 100,000 deri në 3 milion HUF)./albora.ch/

Marketing