Nesër do të zhvillohet takimi i 3-t i dialogut mes Ukrainës dhe Rusisë, për të gjetur një zgjidhje për ndalimin e luftës.

Marketing

Ka qenë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili ka konfirmuar se ditën e hënë do të zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve mes palëve.

Javën e shkuar pati dy takime mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, por pa asnjë rezultat konkret.

Nga ane Rusisë kërkohet që Ukraina të njohë pavarësinë e rajoneve të Donetsk dhe Luhansk, si dhe njohjen e shkëputjes së Krimesë.

Por të treja kërkesat e bëra nga pala ruse janë hedhur poshtë nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky./albora.ch/

Marketing