Matjet e fundit të opinionit publik rezultojnë në shifra alarmante të gatishmërisë së kosovarëve për të dalë jashtë vendit.

Sipas hulumtimit të realizuar nga PIPOS, 54.8 përqind e qytetarëve do të emigronin nëse do të kishin mundësi.

Marketing

Nga 1050 qytetarët e anketuar, vetëm 28.2 përqind kanë thënë se nuk do të emigronin edhe nëse do të kishin mundësi, 11.4 për qind nuk janë të sigurt, ndërkaq 5.6 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

Më të interesuarit për të dalë jashtë vendit janë grupmosha 18 deri në 25-vjeçare, nga të cilët 73 përqind janë deklaruar të gatshëm të emigrojnë, ndërkaq vetëm 16 përqind nuk do ta linin vendin edhe po të kishin mundësi./albora.ch/

Marketing