Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur para disa ditësh në Bern, ku një baba gjeti vajzën e tij 16 vjeçare pa shenja jete në krevatin e saj. Kjo ndodhi si pasojë e disa barërave që kishte marrë 16-vjeçarja Kate, barëra të dhëna me recetë të mjekut. Prindërit e saj kanë paralajmruar dhe të tjerët për kujdes që kjo gjë të mos i ndodhë edhe dikujt tjetër, transmeton albora.ch.

Marketing

Kur babai i saj mbërriti në apartamentin e tij në Bern më 11 shtator 2021, fëmija i tij i vetëm Kate T.( 16) ishte e pajetë në shtrat. “Nuk mund të bëja asgjë më shumë për të, ajo tashmë kishte vdekur”, thotë Ivan T.(47) për Blick transmeton albora.ch.

Ai qan teksa kujton momentin e tmerrshëm. “Që atëherë kam qenë gjysmë i gjallë, gjysmë i vdekur. Ende nuk mund ta besoj.”

Autopsia  rezultoi se Kate kishte vdekur nga droga: Sipas raportit, mjekët ligjorë gjetën ilaçin me recetë Sevre-Long në përqendrime toksike. Ilaçi kundër dhimbjeve përmban morfinë dhe normalisht i ngjashëm me metadonin – jepet nga profesionistët si zëvendësim për të varurit nga opioidet. Tek 16-vjeçarja u gjetën edhe gjurmë të drogës psikotrope Xanax. /albora.ch/

Marketing