Njerëzit preken kur dikush vuan, japin diçka nga xhepi i tyre të lehtësojnë dhimbjen. Por kur abuzohet, kjo kërkon ndëshkim.

Marketing

Nicole Elkabbas duhej të bënte një operacion për heqjen e fshikëzës së tëmthit. Dikush bëri një foto ndërsa ndodhej në shtrat në spital. Më vonë ajo e përdori atë foto për të mashtruar duke kërkuar ndihmë pasi njoftoi se kishte kancer në vezore. Ajo mblodhi më shumë se 50,000 euro donacione përmes fushatës GoFundMe.

Nicole, nëna 42-vjeçare e një djali 11-vjeçar nga Broadsters në Kent, nuk u diagnostikua kurrë me kancer dhe ajo përdori donacionet e mbledhura për të paguar borxhet e lojërave të fatit dhe për të financuar një jetë të shfrenuar raporton The Sun.

Ajo u shpall fajtore të hënën për mashtrim dhe posedim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme./albora.ch/

Marketing