Në kuadër të reformave që po bëhen në tregun e punës e që u paralajmëruan sot, punëtorët në Belgjikë do të mund të zgjedhin që të punojnë vetëm katër ditë në javë.

Marketing

Kryeministri Alexander De Croo tha se pandemia i kishte detyruar njerëzit të punonin më fleksibël dhe të kombinonin jetën e tyre private dhe të punës.

 “Kjo ka çuar në mënyra të reja të punës,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Aplikimi i reformave megjithatë mund të kërkojë muaj të tërë, pasi ligji duhet të kalojë në lexim të parë nga ana e deputetëve, para se të hyjë në fuqi.

Me këtë ligj, punonjësit në sektorin privat por edhe ata publik do të jenë të barabartë në çdo aspekt, duke filluar nga mbrojtja juridike e privilegjet e tjera./albora.ch/

Marketing