“Partia Progresive Serbe (SNS) nuk doli aq mirë sa presidenti (Aleksandar Vuçiq) në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Duket se ata nuk arritën rezultatin që shpresonin,” tha për Zërin e Amerikës Paul McCarthy, drejtor për Evropën në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Marketing

McCarthy ka thënë se është mirë që pluralizmi është kthyer në parlamentin e Serbisë si dhe në organet përfaqësuese republikane dhe të qyteteve.

Ai është thotë se ishte i shqetësuar për atmosferën në të cilën u mbajtën zgjedhjet.

“Ka pasur shumë dhunë. Nuk mendoj se është publikuar ende gjithçka që ka ndodhur, por jam shumë i shqetësuar për dhunën dhe sulmet ndaj kandidatëve dhe anëtarëve të partive politike”, ka thënë ai, i intriguar gjithashtu nga fakti që u desh kaq shumë kohë që rezultatet zyrtare të të publikohen.

Tri parti të krahut të djathtë duhet të hyjnë në parlament dhe McCarthy tha se një nga arsyet ishte “rryma e fortë e nacionalizmit të krahut të djathtë – me përhapjen e ndjenjave pro-ruse për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili ndodhi gjatë fushatës dhe zgjedhjeve.” “Kjo solli në sipërfaqe angazhimin pro-rus. Pra, krahas uljes së censusit, u ndihmoi atyre partive të gjejnë vend në parlament. Megjithatë, nuk do ta mbivlerësoja kërcënimin e tyre. Ato ende janë parti të vogla, të mbështetura nga një pjesë e lëvizshme e publikut të Serbisë”, tha ai.

Ai supozon se Vuçiq do të vazhdojë të balancojë mes lindjes dhe perëndimit.

“Kjo ndoshta do të thotë vazhdimi i ndjekjes së të njëjtës politikë – ofrimi i mjaftueshëm kah Brukseli e Uashingtonin, por edhe mbajtjen e lidhjeve të ngushta me Moskën dhe Pekinin, gjë që, natyrisht, do ta shqetësojë Perëndimin,.” Tha McCarthy. Sipas tij, Vuçiq dhe anëtarët e tjerë të qeverisë kanë lidhje të forta me Moskën, kështu që në këtë rast mund të konsiderohet një fitore e pjesshme e Rusisë.

Marketing