Kuvendi konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Marketing

Ndërkohë nënvizohet se mohimi i këtij gjenocidi nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Milosheviqit, bën të ditur Euronews.al.

Më 7 korrik do të ketë një seancë të posaçme në Kuvend për këtë rezolutë dhe më pas pritet që të votohet nga deputetët.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se do të hartohet një dokument serioz si dhe në seancë do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave nga ky gjenocid.

Foto: Arkiv

Marketing